Ky asht fotoaparati qe ka me ndrrue boten!

light l16 camera

Rajiv Laroia asht teknologu qe na bjen nji fotoaparat te ri. Asht i bindun qe asht revolucionar.

Laroia e ka krijue sturt-up kompanine ‘Light’, kompani qe ka nis prodhimin e ketij fotoaparati qe premton asi kualiteti te fotografise, qe s’asht pa ma heret. Dhe asht i vogel sa me e mbajt ne xhep.

“Light” e ka ba publik aparatin e pare prototip dhe e ka quejt L16.

Edhe pse ne parapagim ky prototip kushton $1,699, kompania ka marr aq shume kerkesa, sa e ka nderpre parapagimin.

I pyetun se a mundet kjo kompani e tij e ‘vocerr’ me u shty me kompanite e medhaja si Nikon dhe Canon, Laroia kesh.

Mbrenda 5 deri ne 10 vjet, ato kompani s’kane me egzistue ma, tha ai.

L16 e mbledh driten prej 16 lensave dhe senzorave te ndryshem, qe jane te vendosun neper trupin e aparatit dhe kane nji kand prej 45 shkallesh. Krejt keto informata te drites qe vijne nga 16 burime te ndryshme krijojne nji imazh, i cili mandej mundet me u rifokusue simbas deshires. Fotografi mundet me caktue fokusin, thellesine, ekspozicionin, si ne kete shembull ma poshte.

skate_blur

skate