Ky asht Huawei Honor 5C

Huawei ka prezentue së fundmi modelin ma të ri Honor 5C.

Ai asht i perbamë prej metali dhe vjen me ekran prej 5.2 inch IPS LCD, me rezolucion prej 1080 piksell.

Telefoni fuqizohet nga nji procesor HiSilicon Kirin 650, me shpejtësi prej 1.7 GHz.

Modeli ka nji çmim t’arsyeshëm (ma pak se 150 dollarë), Honor 5C ka veçori shumë të mira.

Pajisja vjen me bateri prej 3.000 mAh dhe skaner të gjurmëve të gishtave, ndërsa operon me sistemin Android Marshmallow, me Emotion UI 4.1 të Huaweit.