Ky asht kerri i parë elektrik për femi nga McLaren

McLaren, kompania e makinave ka prezentue modelin e saj të parë elektrik, McLaren P1TM, nji model i frymëzuem nga kerri i saj PI1.

Deri tash tue gjykue nga fotoja që ka publikue McLaren, kerri elektrike P1TM duket ma shumë si nji kerr për femijë me përmasat e saj dukshëm ma të vogla krahasue me modelet klasike.

Ndërtuesit thotë se ajo asht dizejnue për femijë të moshën 3-6 vjet dhe ecën me shpejtësi 4 km/h.

Kalimi nga niveli zero në shpejtësinë maksimale realizohet për 2-3 sekonda.

Por ashtu si çdo kerr tjetër e McLaren, modeli P1TM nuk asht i lirë, të paktën tue e krahasue me kerret e tjera lodër dhe kushton 375 euro.