Ky asht modeli i parë i iPhone 7. Kqyreni

Ky mund të jetë shikimi ynë i parë mbi iPhone 7.

A do të doket kështu iPhone 7?

Asht e pamundun te verifikohet vërtetësia e këtij dizajni, por ky sigurisht që perputhet me tana thashethemet që kemi ndigjue deri tash.

iPhone 7 i supozuem shfaq nji dizajn trupi tanësisht metalik, i cili doket se ka dimensione shumë të ngjashme me iPhone 6 dhe iPhone 6S.

Thashethemet sugjerojnë qe Apple ka me qendrue me dy madhësi ekrani për iPhone 7: 4.7 dhe 5.5-inç.

Aspekte ma të shpejta, nji kamerë ma e mirë dhe ndoshta dhe nji ndijor për shejat e gishtave Touch ID ma të shpejtë, së bashku me iOS 10 mund të jenë të pranishme.

Dhe ndoshta nji projektim kundër ujit.

Thuhet gjithashtu që iPhone 7 mund të vijë me dy kamera të pasme si Huawei P9 dhe LG G5.

Thashethemi ma dramatik asht, sigurisht, që Apple do të heqë vendin për fishën e kufjeve tue e zavendësue atë me kufje me bazë Lightning.

Thashethemet po bahen gjithmonë edhe ma të nxehta, si ndodh zakonisht në pranverë, por mos u emociononi shumë se Apple nuk ka me prezentue iPhone 7 deri në Vjeshtë.

 

2-iphone7