Ky asht nji koncept i ri i iOS 10

Mungojnë me të vërtetë pak ditë, dhe ma në fund ka me u zbulue sistemi i ri iOS 10 për iPhone.

Por, nuk mungojnë thashethemet, të cilat publikojne disa nga funksionet ma të dëshirueme nga përdoruesit.

iHelpBR ka imagjinue nji iOS 10 që sjell funksionin split screen në iPhone dhe nji dark mode.

I kemi pa këto funksione në kompjuterat Mac, ndërsa në iPad kemi pa split screen.

Të dyja këto funksione janë mjaft interesante: dark mode, ashtu si night shift, asht nji funksion që e ban ma të bukur pamjen e iOS në errësirë dhe na damton ma pak shikimin.

Split screen në iPhone, kur përdorim pajisjen në landscape, mundet me qenë nji funksion interesant dhe funksional.