Ky asht personi i parë që përfundoi lojën Pokemon Go

E tanë bota ka fillue me luejtë Pokemon Go gjatë javëve të fundit, ndërsa Nick Johnson ka përfundue. Jo se asht mërzitë, por se tashma ai i ka kapë tana mostrat virtuale të linduna në fund të viteve ’90 nga fantazia e Satoshi Tajiri.

28 vjeçari nga Brooklyn i SHBA’ve asht zyrtarisht i pari lojtar i pasionuem që ka kompletue lojën tue arritë të koleksionojë 142 Pokemon në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Arritja e tij natyrisht kërkoi angazhim , përkushtim dhe pse jo edhe disa pagesa financiare, mbasi për të kapë nji Pokemon të rrallë atij ju desh të merrte nji kerr me qira për me ndjekë.

Si përfundim, Nick ka ba plot 200 km rrugë për me i kapë tana Pokemonët, mbrenda kufijve të New Yorku, mes Manhatan dhe Brooklyn.