Ky asht plani i Rusisë në Siri

Ministria e mbrojtjes ruse thotë se asht tue punue që stacionin detar që e ka në portin Tartus në Siri, ta baj bazë të përhershme.

Zavendësministri i mbrojtjes, Nikolai Pankov i ka thanë Këshillit Federal, se ministria asht tue hartue dokumtetet që Rusia të përdor stacionin në portin në Tartus përgjithmonë.

“Në Siri, na kemi me pasë nji bazë të përhershme detare në Tartus”, ka thanë ai.

Javën e kaluem, Rusia ka konfirmue se ka dërgue sistemin raketor S-300 në Tartus. Reuters ka raportue sot se Rusia në mënyrë të konsideruesshme ka ndërtue forcat e saj në Siri, mbas kolapsimit të marrëveshjes së armëpushimit në Shtator.