Ky asht problemi nëse Iphone juej shkymet me 50% bateri

Problemi i baterisë së iPhone 6 dhe iPhone 6s nuk asht nji difekt nga fabrika, por nji problem i mbushësve jo origjinalë.

Mbushësit e palëve të treta realizohen shpesh në mënyrë sipërfaqësore, për me ju kundërpërgjigjë Apple tue ofrue çmime shumë ma të ulëta.

Siç ka zbulue AppleInsider, këto produkte munden me shkaktue dame qarkun që rregullon nivelin e mbushjes mbrenda në iPhone.

Ky defekt shkakton nji pasqyrim të gabuem të nivelit të mbushjes në pajisjet tona, në çdo version iOS. Nëse keni nji iPhone që shkymet vetë, me 50% bateri, verifikoni nëse jeni tue përdorë një mbushës cilësor.