Video: Ky asht radio-teleskopi ma i madh në botë që po kerkon jashtëtokësorët!

Në kërkim për jashtëtokësorë, Kina ka ndërtue radio-teleskopin ma të madh në botë, që thuhet se ka me çue në “zbulime përtej imagjinatës sonë”.

Pajisja gjigande me emrin FAST, e vendosun mes kodrave në rajonin Guizhou, ka nis punën këtë javë.

Me nji kosto prej ma shumë se 150 milionë dollarë, asht shumë ma i madh se Observatori Aresibo në Porto Rico, që deri sot ishte radio-teleskopi ma i madh në botë.

Ka nji ndjeshmëni dy herë ma të madhe dhe nji madhësi sa 30 fusha futbolli.

FAST ka me perdorë 4450 panelet e tij për me kërkue sheja jete inteligjente.

Kina e shikon programin e saj hapësinor multimiliarder si nji simbol i progresit të vendit.

Shteti aziatik ka planifikue nji stacion hapësinor të perhershëm deri në vitin 2020 dhe nji mision në Hanë.