Ky asht rreziku nga drita e telefonit kur bani selfie!

Drita e telefonit që shkrepet në momentin kur të gjithë na zgjedhim të bajmë nji selfie, pra flashi, rrezikon që të na pershpejtojë plakjen e lëkurës.

Në këtë përfundim ka arritë bloggerja e njohun angleze, 26-vjeçarja, Mehreen Baig, e cila realizon çdo ditë rreth 50 selfie tue i publikue ato n’Instagram.

E shqetësueme rreth damtimit të lëkurës së saj, ajo asht konsultu me nji dermatolog, ku mbas nji skaneri për fytyrën, kanë arritë në konkluzionin se drita e leshueme nga telefoni në momentin e shkrepjes leshon rreze HEV.

Këto rreze, damtojnë lëkurën dhe ma konkretisht pjesën poshtë syve, ku poret nisin edhe të zmadhohen gjithnji dhe ma shumë.

“Ka tre faktorë kryesorë, që çojnë në damtimin e lëkurës: ndotja, damet e shkaktueme nga dielli si dhe damet nga rrezet HEV.

Kombinimi i këtyne tre faktorëve, shkaktojnë inflamacion të lëkurës, tue ngadalësu aftësinë e lekurës për t’u shëru, si dhe për t’u mbrojt nga rrezet e damshme”,- ka shpjegu Dr. Simon Zokaie – dermatolog në fushën e kozmetikës.