Ky asht Samsung Galaxy J2. Kushton shumë lirë

Mbas shfaqjes nëpër faqet e njohuna dhe mbas publikimit të fotografive të ndryshme, Samsung Galaxy J2 (2016) ma në fund asht ba zyrtar.

Galaxy J2 (2016) vjen me ekran 5-inç HD, procesor 1.5 GHz Quad-Core, 1.5 gigabajt RAM memorie dhe 8 gigabajt memorie të mbrendshme, si dhe me baterinë prej 2.600 mAh.

Ky telefon i ri, po ashtu vjen me kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Sa i përket çmimit, Galaxy J2 (2016) raportohet se kushton rreth 145 dollarë dhe pritet me dalë në shitje javën e ardhshme në Indi.