Ky asht tanku i parë i përdorun në luftë

Tanku i parë, ai britanik, i konstruktuem më 15 Shtator 1916 asht quejt “Mark 1”, ndërsa ai i francezëve, i konstruktuem shumë shpejt mbas tij , mbante emnin “Renault”

Më 15 Shtator ka qenë “ditëlindja” e 100’të e tankut. Në atë ditë të vitit 1916, derisa Lufta e Parë Botnore ishte në kulmin e saj, “e pa dritën” për herë të parë automjeti i blinduem me rrotë zinxhiri, shkruen nzz.ch. Kjo ka ndodhë në Britaninë e Madhe, ndërsa konstruksioni i ri asht përhapë mandej shpejt edhe te francezët dhe në kampin kundërshtar, te austrohungarezët e gjermanët. Këta të fundit u inkuadruen ma vonë në garën e prodhimit të tankeve, por e përsosën atë në periudhën në mes të dy luftave botnore.

“Mark1” vërtet ishte befasi e pakandshme për kampin gjerman në vitin e largët 1916. Por, shumëçka nuk funksionoi mirë atëbotë, si lidhjet në mes të tankeve etj., kështu që përdorimi i parë nuk doli ndonji ndërmarrje shumë e suksesshme. Veç tjerash problem ishte edhe pamundësia e kambësorisë për të mbrojtë terrenin që e fitonte tanku!

Por, shkëlqimin e vërtetë tanku kishte me përjetue vetëm gjatë Luftës së Dytë Botnore, rreth 25 vite ma vonë.