Ky asht telefoni ma i sigurt në botë!

“Solarin”, mund të quhet telefoni “ushtarak” i padeportueshëm që të mbron nga përgjimet.

Telefoni në fjalë, asht tejet i “mbyllun” për me qenë i depërtueshëm në programet e tij.

Asht prodhue nga kompania “Sirin Labs” me bazë në Britani.

Smartfoni që kushton 9.500 paund asht thanë se asht telefoni ma i sigurt në botë.

SIPA, kompania që e prodhon, telefonin mundëson mesazhe plotësisht të kodueme dhe asht i mbrojtun nga sulmet kibernetike.

Pajisja këshillohet kryesisht për biznesmenët e madhaj.

“Solarin” ka nji procesor Snapdragon 810 me 2Ghz shpejtësi dhe 8 berthama, 4 GB RAM, 128 GB memorie të mbrendshme, 5 antena me shpejtësi të naltë interneti, kamer 23.8 mega piksel.

Telefoni asht i veshun me lëkurë italiane të cilësisë së naltë dhe ka sensorë me sheja gishtat, të personalizuem.