Ky asht telefoni me super specifika

Më 3 Nandor, Huawei ka me lansue telefonin e mençun Mate 9.

Bazue në raportet e maparshme, Huawei Mate 9 pritet me qenë në dispozicion në tri variante të ndryshme.

Telefoni ka me u lshue me variantet me 4GB RAM dhe 64GB hapësinë për ruejtjen e të dhanave, si dhe njësia e kryesore me 6GB RAM dhe 256GB hapësinë për ruejtjen e të dhanave.

Simbas nji postimi në webfaqen ‘Weibo’, varianti i tretë ka me pasë specifikat ma të mira. Telefoni i mençun pritet me pasë ekran 5.9 inç me rezolucion 1440 x 2560, procesor Kirin 960 me tetë bërthama dhe grafikë Mali-G71 MP8.

Mbrrapa telefonit priten me qenë dy kamera të instalueme, njana ka me qenë 20 megapiksel, ndërsa tjetra 12 megapiksel. Poshtë kamerave thuhet se ka me qenë sensori për njohjen e shejave të gishtave.