Ky asht telefoni që nuk përgjohet, por qe sa kushton…

Në Britani të Madhe asht prodhue telefoni që nuk përgjohet mbasi ka nji nivel të naltë sigurie.

Telefoni i quejtun “Solarin” asht prodhue nga kompania angleze ‘Sirin Labs’ dhe ka nji çmim prej 14 mijë dollarë. Simbas kompanisë, ky aparat telefoni ka siguri të nivelit ushtarak dhe u sugjerohet biznismenëve, kjo edhe për faktin se ata kanë mundësi me përballue çmimin e nji telefoni të tillë.

“Solarin” ka nji procesor Snapdragon 810 me 2Ghz shpejtësi dhe 8 berthama, 4 GB RAM, 128 GB memorie të mbrendshme, 5 antena me shpejtësi të naltë interneti, kamer 23.8 mega piksele.

Telefoni asht i veshun me likurë italiane të cilësisë së naltë dhe ka sensorë me sheja t’gishtave, të personalizuem.