Ky asht vendi ku ruhen të dhanat e atyne që kanë llogari në Facebook

Themeluesi i rrjetit ma të madh social Facebook, Mark Zuckerberg, ka paraqitë pamjet e rralla të mbrendësisë së njanës nga fermat e mshefta të serverëve të Facebook.

Zuckerberg ka thanë se ka me zbulue ma shumë fotografi nga objektet e Facebookut në tanë botën. Ai këtë e ka nisë tue zbulue fotografi mahnitëse të qendrës gjigante të të dhanave Lulea në Suedi.

“Gjatë muejve të ardhshëm, kam me filllue me i postue disa fotografi të rralla të teknologjisë ma të avancueme që Facebook asht tue e ndërtue përreth botës”, ka shkrue Zuckerberg në profilin e tij në Facebook.

Qendra e të dhanave Lulea asht hapë në vitin 2013 dhe ishte qendra e parë e Facebookut jashtë SHBA. Ajo asht e vendosun thellë në pyjet e Suedisë veriore.