Ky ishte kompjuteri i grekëve të lashtë

Nji grup arkeologësh janë angazhue prej ma shumë se 10 vjet në zbërthimin e misterve të atij që e quejnë “kompjuteri i parë mekanik” i ndërtuem nga njeriu.

Bahet fjalë për Mekanizmin Antikythera. Ai besohet se asht ndërtue nga grekët e lashtë në shekullin e parë Para Erës Sonë.

Simbas arkeologëve, mekanizmi, që sot asht jashtë pune, mshef dhetna mistere që munden me ndihmue për me kuptue ma mirë se qysh historianët, astronautët dhe studiuesit e lashtë grekë kanë krye përllogaritje të sakta të lëvizjeve të trupave qiellorë.

Madje me këtë mekanizëm, parashikonin me saktësi të madhe edhe eklipset, megjithëse në atë kohë nuk egzistonin satelitat njerëzorë në orbitën e Tokës.

“Mekanizmi kryente matjet e lëvizjeve të Diellit, Hanës dhe yjeve. Nga deshifrimi i transkripteve të lashta të gjetuna në të asht zbulue se grekët e lashtë arrinin me përllogaritë përmes Antikythera dhe me saktësi të madhe edhe eklipset hanore dhe diellore”, thotë arkeologu Alexander Jones.

Mekanizmi Antikythera u gjet në vendin me të njajtin emën në mbetjet e nji anije antike në Greqi në vitin 1901. Ai sot konsiderohet si nji ndër objektet me ma shumë vlerë dhe mistere në pritje për me u zbardhë.