Ky ka me qenë çmimi i iPhone 7

Me afrimin e datës së publikimit të iPhone të ardhshëm të Apple, kanë dalë edhe detaje të reja të pajisjes së re.

Simbas raportimeve ma të reja, telefoni i ri, që pritet me dalë në Shtator, ka me pasë çmime të njajta, sikurse paraardhësi, iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus.

Telefoni i ri, iPhone 7 ka me pasë çmim prej ma pak se 700 eurove në verzionin ma të lirë, aq sa kushtoi edhe modeli iPhone 6S kur ishte lëshue.

Çmimi i njajtë ka me qenë edhe për telefonin ma të fuqishëm, iPhone 7Plus që ka me kushtue rreth 1000 euro, aq sa kushtoi edhe telefoni iPhone 6S Plus me 128 GB hapsinë të mbrendshme.