Ky ka me qenë telefoni ma i mirë i prodhuem ndonjiherë

Samsung Galaxy S8 ka me qenë telefoni ma i fuqishëm Android ndonjiherë. Me daljen e pritshme të tij vitin e ardhshëm, kjo pajisje ka me pasë nji ekran të madh dhe të ndritshëm, kamerë ma të detajueme dhe procesorë shumë të fuqishëm.

Mbas mbrami, Samsung ka zbulue detaje të reja rreth hardwerit tue ba të ditun se asht në bashkëpunim me Qualcomm për me sjell procesorin e ri në Galaxy S8. Në ndërkohë, Qualcomm, procesorët e të cilëve munden me u gjetë në telefonat ma të mirë Android, ka konfirmue procesorin e ardhshëm-Snapdragon 835.

Ky procesor ka me qenë ma i fuqishmi ndonjiherë, tue paketue përmirësime në fuqinë kalkulative, jetëgjatësinë e baterisë dhe të tjera. Snapdragon 835 ka me u shfaqë në telefonat e ri vitin e ardhshëm.