Ky lajm ju shokon, pse po hetohet Facebook!

facebook.jpg

Për herë të parë, drejtësia gjermane po heton liderat amerikanë të Facebook, mes të cilëve themeluesin dhe drejtuesin Mark Zuckerberg.

Lajmin e ban të ditun e përjavshmja “Der Spiegel”, ku sqaron se liderat e rrjetit social akuzohen për mungesën e heqjes së përmbajtjeve kriminale, si kercënime dhe mohime të genocidit hebre.

Simbas edicionit online të gazetës gjermane, hetimi po kryhet nga Prokuroria e Munihut, që mes të tjerësh ka përfshir edhe drejtoreshën operative të Facebook, Sheryl Sandberg, si dhe shefin e lobimit të rrjetit social në Europë, Richard Allan.