Ky telefon veç për dy ditë ka me u shitë 7 dollarë, kjo asht arsyeja!

Kompanitë telefonike shpeshherë përdorin strategji të ndryshme, në mënyrë që produkti që ato u prezentojnë publikut me qenë i pëlqyeshëm.

Rasti konkret ka ndodhë në Indi. Nji kompani e quejtun Champone, telefonin e saj të parë, ditën e parë dhe të dytë që ka me hedhë në treg ka me shitë veç për 7 dollarë, mëandej çmimi i telefonit ka me shkue në 120 dollarë.

Telefoni C1 Android ka nji ekran HD 12 cm, RAM 2GB dhe kamerën para 8-megapiksel. Mirëpo, për me ble këtë telefon vetëm 7 dollarë duhet të jeni regjistrue ma parë në faqen e kësaj kompanie.