Ky virus i infektoi 10 milionë telefona!

10 milionë telefona të llojit Android janë infektue me nji virus të quejtun “HummingBad”.

Simbas Time magazine, ky virus i detyron përdoruesit e Android me klikue në reklamat në telefonin e tyne.

Ai gjithashtu, instalon aplikacione të damshme vetvetiu.

Këtë virus e ka krijue nji haker i quejtun Yingmob, i cili ka fitue mija dollarë me anën e këtyne mashtrimeve.

Google kompania partnere e Android, ka thanë se asht tue u mundue me i bllokue këto instalime dhe me i mbajtë informatat e përdoruesve të sigurta.