Lajm i keq për përdoruesit e iPhone

Për krejt përdoruesit e iPhone ka nji lajm të keq, mbasi telefonat e tyne janë tue u sulmue nga nji virus. Në krejt telefonat iPhone ka mbërri nji mesazh ku thuhet se ID e pajisjes së tyne asht drejt skadimit, nji lajm tanësisht i pavërtetë.

Ky mesazh nuk asht gja tjetër veçse nji virus. Shumë përdorues të iPhone kanë fillue me u ankue për virusin në formë mesazhi, i cili kërkon nga ata me klikue mbi nji link. Përmes këtij linku dikush tenton me vjedhë llogarinë tuej dhe fjalëkalimin.

Apple asnjiherë nuk ka kontaktue me përdoruesit për me ju kallxue se llogaria e tyne ka me skadue. Nëse pranoni nji mesazh të tillë, injorojeni tue mos klikue në të.