Lajm i randësishëm për iOS 10

Jailbreak për iOS 10 asht praktikisht gati, por grupet e ndryshme të hackera’ve e mbajnë atë ende sekret për mos me i ofrue mundësinë Apple që me bllokue atë. Dhe ka nji edhe për sa i përket iOS 9.3.2. Gjatë Mobile Security Conference (MOSEC) në Shanghai, Pangu Team ka krijue nji porting të Cydia për iOS 10; dhe jo veç kjo: aplikacioni asht përditësue për me i mbështetë edhe sugjerimet e Siri.

Kjo nuk do me thanë se asht e sigurtë që ka me u lëshue nji program për Jailbreak sapo të publikohet versioni zyrtar i iOS 10 në Shtator, mbasi Apple mundet me bllokue atë menjiherë. Por, ka nji lajm të mirë, Pangu Team ka premtue se ka me lëshue nji program që ban të mundun Jailbreak edhe për iOS 9.3.2. Nuk ka ende nji datë zyrtare, por ka me ardhë shumë shpejt.