Lamborghini i shqiptarit po i ‘çmend’ edhe amerikanët! (video)

Para pak ditësh, kur agjencia ruse Sputnik raportoi për rastin e nji kosovari, që ka ndërtue nji kerr-imitim të modelit Lamborghini, gazetat kosovare shkruenin se “kosovari çmendi rusët”.

Por duket se Driton Selmani ka “çmend” edhe amerikanët.

Fox News ka raportue për historinë e tij.

Kjo nuk do thotë se dikush asht çmend, por historia e Selmanit asht interesante dhe ajo po qarkullon në shumë media të hueja.

Djali nga Gjilani ka ndërtue nji model Lamborghini Reventon tue përdor shasinë e nji Mitsubishi të përdorun.

Për shkak se nuk e përballon me blejë nji Lambo, ai ka përdor aftësitë e tij për me kthy nji kerr Mitsubishi Eclipse në nji model të veçantë.

Natyrisht që kerri i tij nuk ka përmasat fiks të Lambos, por ngjan me të.

Ai ka vendos edhe nji rrip në kerr me ngjyrat kuqezi, si flamuri shqiptar.

Klan Kosova thotë se Selmani ka shpenzuar 35 mijë euro për makinën e tij, kurse një Lambo Reventon kushton deri në 1.5 milionë dollarë.