Lamtumirë “Slide to unlock”, me iOS 10 ka diçka tjetër

Me iOS 10, i themi lamtumirë njanit prej funksioneve ma karakteristike të iPhone, që asht ba pjesë e jetës tonë.

Tash nuk kemi me përdor ma “Slide to unlock” për me zhbllokue telefonin tonë, por në vend të saj butonin Home: “Press home to open”.

Nji ndryshim që ka ardhë edhe si pasojë e përdorimit gjithmonë e ma të madh të Touch ID. Gjesti i rrëshqitjes mbi ekran, ka me u përdor tash për me u zhvendosë në lockscreen nga nji widget në tjetrin dhe për informacione të tjera.