Lemuri i Madagaskarit e ka sekretin e hibernimit te njeriut dhe mundesise me eksplorue universin

lemuri

Lemuri i Madagaskarit ka mundesi se mban sekretin e hibernimit te njeriut dhe shanset e njerezimit me i rroke thellesite e universit, simbas ekipit te top-neuroshkencetareve.

Vladyslav Vyazovskiy, neuroshkencetar ukrainas, tha se po e gjetem mundesine me hibernue njeriun, asht mundesia me mendue se mujm me dale jashte sistemit tone solar ne eksplorime t’Universit.

Me flejte derisa anija nuk e arrike nji planet tjeter, asht e vetmja menyre me mendue kete sfide. NASA qysh ne vitin 1950 pat investue ne eksperimentet me hibernim, por nuk pati sukses.

Mirepo, z.Vyazovskiy dhe ekipi i tij i hulumtuesve ne Universitetin e Oxford’it po eksplorojne menyrat se qysh mujn me i ba astronautat me ra ne gjendjen e hibenimit, njisoj si arushat e lemurat.

“Udhetimi deri ne Mars, planetin ma te afert, i don tete muej me mberri simbas teknologjise se sotme. Po nese kemi ambicie me dal ne sistemin tjeter yjor, bile edhe me udhetu me shpejtesine e drites, na duhet vjet. Nese kishim mujt me ra ne hibernim, kjo kishte me e ba te mundunçfaredo mendimi per udhetime te tilla.

“Me qene se arushat dhe lemuri i Madagaskarit mujn me u hibernue, teoretikisht edhe njerezit qe s’jane ma te medhej se ta, mujn me ba kete gja”.

Kafshet po e dijne qysh me u hibernue, por njerezit ende jo.

Nji nga problemet asht qysh me i ruejt memoriet gjate kohes se hibernimit. Dr Lewis Darnell, astrobiologjist ne Universitetin Kent i tha gazetes  The Independent: “Gjenet e hibernimit egzistojne ne trupin e njeriut; triki asht qysh shkencetaret me mesu me riprogramue trupin e njeriut per me fitue kete aftesi”.

Shume kafshe qe hibernohen, hajne ma shume gjate veres, krijojne dhjame te cilin e shpenzojne gjate dimnit.

Disa kafshe e ulin tempretaruen deri ne  0°C kur hibernojne.

Arushat nuk urinojne e as kryejne nevoja tjera gjate hibernimit. Te rahunat e zxemres ju bijne prej 55 ne minut ne vetem 9 te rahuna ne minut.