LG ka me prodhue fotokamerat me teknologjinë dual për iPhone 7 Plus

Simbas raportimeve, Sony ka qenë dashtë të ishte kompania, e cila kishte me prodhue pjesët fizike të teknologjisë fotokamer dual ose me 2 objektivë fizikë, por në momentin e fundit, Apple ka vendosë që me qenë LG që ka me prodhue fotokamerën dual në sektorin e saj të quejtun Innotek.

Tërmeti i ramë në zonën e Kumamoto, para disa muejsh, ka damtue seriozisht disa sektore të prodhimi në kompaninë Sony, dhe kjo ka qenë shkaku që Apple asht detyrue me kontaktue LG për prodhimin e njësive.