Loja Pokemon Go ‘nuk e kish pasë gjatë’

Loja “Pokemon Go” nuk asht ma mbreti i aplikacioneve. “Sensor Tower”, e cila asht platform kryesore e analizave mbi aplikacionet, raportoi në nji postim se loja që qëndroi në vend të parë për 74 ditë si aplikacioni me përdorimin ma të madh ditor, tash nuk asht ma i tillë.

“Pokemon Go” deri tash ka grumbullue ma shumë se 440 milionë dollarë bruto në tregun e “Apple”, “Google”, “Playstore”.

Vendin e “Pokemon Go” e ka nxanë “Clash Royale”, e cila asht nji lojë strategjike e lansueme nga “Supercell” në fillim të këtij viti.