Loja që krejt e duen vjen në iOS

Solitaire, loja për kompjuter ma e luejtun e tana kohnave, vjen tash edhe për iPhone dhe iPad. Jo veç versioni tradicional, por edhe “Spider”, “FreeCell, “TriPeaks” dhe “Pyramid”.

Loja në fjalë ka qenë pjesë e Windows për ma shumë se 25 vjet, dhe Microsoft Solitaire Collection e sjell këtë ide në nji nivel tjetër, me ma shumë variante.

Loja Microsoft Solitaire Collection asht e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose nji version ma të ri dhe asht kompatibil me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon rreth 166MB.