Lufta kibernetike: Këta janë 10 hacker’at ma të kerkuem nga FBI (Foto)

Njerëzit “Most Wanted” nga Byroja Federale akuzohen për shpijunim, vjedhje sekretesh ushtarake dhe për mashtrim të miliona njerëzve.

1-Peteris Sahurovs

1-hakeriiii

I lindun në 1989 në Letoni, por me vizita të shpeshta në Ukrainë. Operatori informatik asht i kërkuem nga FBI për “krim ndërkombëtar kibernetik” dhe për operacionet e zhvillueme në Fror 2010 që u kushtuen shumë përdoruesve mbi 2 milionë euro. Asht i njohun edhe me pseudonimin Piotrek, Piotrek89 e Sagade. Mbi kokën e tij asht vënë nji shpërblim prej 50 mijë dollarësh.

2- Bjorn Daniel Sundin

2-bjordi

I datëlindjes 1978, i lindun në Suedi, sipërmarrës webi, asht i kërkuem për mashtrim informatik me mbi 10 milionë dollarë.

3- Shaileshkumar P.Jain

3-palin

I lindun në Indi, por qytetar amerikan, asht i kërkuem për të njajtin mashtrim si Sundin (shiko numrin 2) dhe për vjedhjen e 100 milion dollarëve.

4- Alexsey Belan

4-belan

I lindun në Riga, në Letoni, 1987, Belan ka shtetësi ruse. Ka ndërhy në kompjuterat e kompanive tregtare amerikane tue vjedh të dhana të cilat i ka rishit. Sinjalizohet shumë i rrezikshëm nëse asht në bordin e nji avioni. Mbi kokën e tij asht vnue nji shpërblim prej 100 mijë dollarësh.

5- Nicolae Popescu

5-popescu

I lindun në Aleksandri, në Rumani, 1980, Popescu asht konsideru si shpikësi i nji skeme të sofistikueme mashtrimi online që propozon kerre dhe artikuj të tjerë interesantë për me vjedh më pas të dhsna bankare të fatkeqit.

Mbi kokën e tij asht vnu nji shpërblim prej 1 milion dollarësh.

6- Farhan Ul Arshad

6-farhan

I lindun në vitin 1973 në Pakistan tani ndodhet në Malajzi. Flet urdu dhe anglisht. Asht i kërkuem sepse ka hackue gjigantët e telefonisë amerikane dhe të shteteve të tjera. Ka vjedh 50 milionë dollarë. Mbi kokën e tij asht vnu nji shpërblim prej 50 mijë dollarësh.

7- Noor Aziz Uddin

7-nor

I lindun në Karaki, Pakistan, 1963. Vendi i tij i fundit ku asht pa ka qenë Arabia Saudite, por mund të jetë simbas FBI’s, edhe në Malajzi ose në Itali. Akuzohet për vjedhje identitetesh dhe të mbi 50 milionë dollarëve.

8- Sun Kailiang

8-sun

I njohun edhe si Jack Sun, asht i akuzuem për spiunazh ekonomik. Asht nji ushtarak kinez që simbas FBI’s asht fut në sistemet informatike të kompanive të impenjueme në marrëveshje ekonomike. Ka vjedh plane të impianteve nukleare tue hackue e-mailet e viktimave.

9- Huang Zenyu

9-zenu

Asht i njohun edhe si «hzy_lhx». Ashtu si Kailiang asht i akuzuem për spiunazh informatik. Edhe ky nji ushtarak i ushtrisë kineze, raporton tiranaobserver.

10- Wen Xinyu

10-ven

I njohun si «WinXYHappy» asht ky hacker i akuzuem për spiunazh informatik dhe që ka marrë kontrollin e kompjuterëve të shumtë për të vjedh sekrete ekonomike dhe ushtarake.