Lufta n’hava, rusët prezentojnë për herë të parë superluftaraken e tyne!

Për nder të ditës së aviacionit rus, Ministria e Mbrojtjes ka publikue për herë të parë regjistrimet e superavionit të gjeneratës së pestë të PAK FA T 50.

Simbas medieve të hueja, përcjell Telegrafi, qeveria ka publikue incizimin që tregon PAK FA T-50 në akcion me MIG-29KUB dhe Su-35S.

Edhe pse T-50 shihet në vetëm disa momente, asht e mjaftueshme për me pa se çfarë kamuflazhe kanë zgjedh inxhinierët rusë për modelin që forcat ajrore ruse besojnë se asht krenaria e tyne.

Bombarduesi i ri rus asht zhvillue në msheftësi të madhe në kuadër të modernizimit të forcave të armatosuna të vendit, i projektuem si nji konkurrues i luftarakëve amerikanë të gjeneratës së pestë F-22 Raptor.

Si shkruejnë mediat e huaja, nji aeroplan i tillë kushton 50 milionë dollarë, tue e ba atë shumë ma pak të shtrejtë në krahasim me modelin amerikan F-22 i cili kushtoi 339 milionë; ose F-35, i cili kushton 178 milionë dollarë.

Si thuhet, aftësia për me fluturue me shpejtësi supersonike dhe specifika tjera, i krijojnë nji avantazh të madh në betejën për supremaci në hapësinën ajrore.

Testin e parë të suksesshëm, modeli e ka kalue në vitin 2010, ndërsa thuhet se plani asht që deri në vitin 2016 ai të jetë pjesë integrale e aviacionit rus.