Marina amerikane asht tue ndërtue nji nëndetëse që udhëton me shpejtësinë e zanit

Njerëzimi ka arritë që me kapë dhe tejkalue shpejtësinë e zanit në nji mjedis me dendësinë e ajrit dhe ambiciet janë që kjo shpejtësi me u kapë edhe në nji mjedis me dendësi ma të madhe, siç asht uji.

Inxhinierët ushtarakë amerikanë prej kohësh kanë përveshë mangët për me jetësue nji projekt sovjetik të Luftës së Ftoftë.

Bahet fjalë për ndërtimin e nji nëndetëse që kishte me udhëtue nën ujë me shpejtësinë e zanit, pra 343 metra për sekondë.

Studiuesit e Laboratorit të Kërkimeve të Penn State janë tue përdorë nji teknikë që e kanë pagëzue me emnin “Superkaviteti”.

Simbas kësaj teknike, e tanë nëndetësja vendoset mbrenda nji “tullumbaci” gjigant të mbushun me ajër dhe nxjerr gazin e çliruem nga djegia e karburantit nga pjesa e përparme.

nhen1_1467237049-2158329