Mark Zuckerberg’ut ja kanë vjedhë adresat, qe çfarë password’i përdorte ai

Facebook ka zbulue se edhe vetë krijuesi i këtoj rrjeti nuk asht i sigurt. Adresa e Mark Zuckerberg asht hack’ue nga nji grup i quejtun “OurMine”, i cili ka mbajtë përgjegjësinë.

Grupi ka postuae nga llogaria e Marc Zuckergberg në Facebook tue u shprehë se fjalëkalimin ka arritë me sigurue nga LinkedIn. Fjalëkalimi i krijuesit të Facebook në tana llogaritë e tij thuhet se ishte: “dadada”.

Grupi ‘’OurMine’’ ka deklarue se ka arritë me garantue shumë informacione që përfshijnë email’e dhe fjalëkalime. Simbas tyne këto kanë me i shitë.