Marsi asht gjithnji e ma afer Tokës!

Nji fotografi e re e bame nga teleskopi “Hubble” shfaq planetin Mars tue ju afrue Tokës, ndërsa asht gati të bajë afrimin ma t’afërt në nji dekadë.

The Telegraph shkruen se kjo asht fotoja e fundit e bame e Marsit nga teleskopi “Hubble” dhe vjen përderisa planeti veçse nuk e ka ba afrimin ma të afërt në 10 vite.

Më 30 Maj, planeti Mars do të jetë vetëm 46.8 milionë milje larg planetit Tokë.

Dosido, në vitin 2018, Marsi do të jetë edhe ma afër – vetëm 36 milionë milje larg Tokës.