Me iOS 10.2 kanë me ardhë disa ‘Emoji’ të reja

iOS 10.2 asht i disponueshëm vetëm në versionin beta për momentin, por sapo të lëshohet zyrtarisht në tana pajisjet, ka me i sjellë disa emoji të reja. Këto emoji janë mjaft interesante dhe i përkasin kategorive të ndryshme.

Për shembull, nji emoji për selfie, gota whisky, cowboy me kapele, etj. Emojit e reja i përkasin formatit Unicode 9.0 dhe kanë me ardhë me iOS 10.2.

img_0317-630x354