Me iOS 10 asht nji mundësi e rrallë për fotot!

Për tanë të apasionuemit e fotografisë, ju njoftojmë se iOS 10 ka me i suportue edhe fotot në formatin RAW. Formati RAW përdoret për mos me humbë cilësinë e fotove origjinale, në mënyrë që me pasë ma shumë material për me punue në post-prodhim, megjithëse këto ‘file’ nxajnë shumë hapsinë në krahasim me fotot standarde.

Me iOS 10, zhvilluesit munden me krijue aplikacione në gjendje me shkrepë dhe me ruejtë foto RAW. Gjithashtu, iOS ka me qenë në gjendje me i menaxhue njikohësisht fotot në formatin RAW dhe JPEG.

Këto foto kanë me u ruejtë në Digital Negative (DNG), kompatibil me Adobe.