Me iOS 10 i jepet lamtumira këtij aplikacioni në iPhone

Mbas prezentimit gjatë WWDC, Apple ka lëshue versionin e parë beta të iOS 10 për zhvilluesit. Në këtë version beta mundeni me i deinstalue aplikacionet e sistemit, por aplikacioni Game Center mungon krejt. Shërbimi mbetet gjithsesi aktiv në iOS 10, por aplikacioni i dedikuem nuk egziston ma.

Për me përdorë Game Center tek aplikacionet, duhet me përdorë GameKit dhe nji tip i ri implementimi për lojnat që përdorin iCloud. Por, mbetet dyshimi i menaxhimit të miqve, që nuk asht shumë e qartë në iOS 10, dhe asht e mundun që mbas lëshimit zyrtar, Game Center me u zhdukë krejtësisht.