Me këtë rryp, s’mundeni me ra shnosh!

Samsung ka prezentue nji produkt të ri të quejtun ‘rrypi i zgjuem’ i cili mund të funksionojë si nji ndërgjegje e dytë për sa i përket parametrave tuej shëndetësorë.

Rrypi funksionon në mënyrë të ngjashme me nji ndjesor sporti që përdoret zakonisht për monitorimin e kalorive të harxhueme, hapave të bamë, kohës gjatë së cilës përdoruesi i tij rri tue ndejt, dhe madje ai mund të masë edhe përmasat e belit tuej.

Bateria e tij mund të zgjasë deri në 20 ditë dhe ai lidhet më nji aplikacion në telefonin tuej tue shfaqë të dhanat e matuna. Ryipi ofrohet në Kickstarter në modele të ndryshme, ku ai ma i liri kushton 69 dollarë.