Mediat serbe ‘tranohen’, e quejnë skandal prezentimin e iPhone në Kosovë

Kompania “Apple” prodhuese edhe e telefonave mobilë “iPhone”, ka kohë që Kosovën e ka futê në listën shteteve që ka plasman të produkteve.

Por, ky fakt, asht ba ma dokshëm në prezentimin e produktit të ri “iPhone 7”, ku shihet se Kosova asht pothuejse se i vetmi shtet në rajon që Apple ka me prezalentue këtë telefon në kohë premierë me qendrat ma të mëdha botnore.

Në listën shteteve, në të cilat Apple ka me fuë në shitje iPhone 7, në datën 23 Shtator, nji javë mbas prezentimit, gjendet edhe Kosova. Por, ky fakt, ndonëse i mirë për Kosovën, në aspektin e imazhit, asht pa me zili të madhe nga fqiu verior, Serbia.

Mediat e Serbisë, kanë shkue edhe ma shumë tue e quejt këtë si skandal të kompanisë Apple.