Mercedes prodhon nji gjeneratë të re të kerreve (foto)

Mercedes pat prezentue konceptin e gjeneratës EQ muejin e kaluem gjatë festivalit të kerreve në Paris. Modeli ‘EQ SUV’ ka me qenë nji nga 10 kerret elektrike që Mercedes asht tue planifikue me lansue deri më 2025, me modelin GLC që pritet me arritë më 2019.

Kerri ka me u prodhue në Bremen, raporton Autonews.

Te termat e performancës, koncepti EQ pritet me pasë 402 kuaj-fuqi, tue shpejtue nga 0 në 100kmh për ma pak se 5 sekonda.

mercedes-to-build-eq-by-2020-2_1477601101-75503151477602710 mercedes-to-build-eq-by-2020-3_1477601093-65036001477602712