Mesazhet e fshime në WhatsApp, nuk janë vërtetë të fshime!

Simbas nji studimi të ri të botuem nga eksperti iOS Jonathan Zdziarski, bisedat në WhatsApp mbeten në telefonin tuej edhe mbasi ju i keni fshi ato.

Zdziarski zbulio se gjurmët e bisedave mbeten në telefon edhe mbasi përdoruesi i arkivon ose i fshin ato, dhe mund të arrihen nga dikush nëse ka qasje fizike në pajisje ose me urdhën gjykate tue aksesue backups në iCloud. Edhe pse të dhanat janë fshi nga aplikacioni, nuk asht mbishkrue në librarinë SQLite dhe për këtë arsye mbeten në telefon.

“Instalova aplikacionin dhe fillova disa biseda të ndryshme”, shkroi Zdziarski në nji blog post. “Mandej arkivova disa, pastrova disa, dhe fshiva disa të tjerë. Krijova nji backup të dytë mbasi zgjodha opcionin “Pastro të gjitha bidesat” në WhatsApp. Asnjani nga këto opcionet e fshimjes dhe arkivimit nuk banë ndonji ndryshim në mënyrën se qysh janë ruejtë të dhanat e fshime. Në të gjitha rastet, të dhanat e fshime mbeten të paprekun në bazën e të dhanave. ”