Metoda e re napër ushtritë botnore: Droni kamikaz!

Mediat ruse thonë që Azerbaixhani asht i pari që ka përdorë dronë kamikazë kundër Armenisë.

Ushtria ruse po kthen disa nga dronët e tyne aktualë në mbartës sasish të mëdha lande shpërthyese që dhezen në kontakt me objektin armik, tuee i ba dronë kamikazë.

Simbas mediave ruse, kjo metodë ka çmim ma të ulët se predhat dhe asht ma e vështirë që me u diktue nga radarët armiq.

Ushtarakët rusë thonë se Izraeli dhe Amerika i kanë krijue e testue tashma këto mjete.