Microsoft e interesueme me ble Yahoo’n!

microsftyahoo

Drejtuesit e Microsoft janë në bisedime të hershme me disa investitorë të tjerë për blemjen potenciale të rivalit dhe gjigantit të internetit, Yahoo.

Burimet e Reuters kanë thanë se Microsoft asht tue kerku me kontribue bashkë me investitorët e tjerë për të kontribu në financimin e blemjes së Yahoo’s, kompanisë së madhe të internetit e cila tashma asht e trazueme.

Këto pohime i ka ba nji person i njohun me situatën.

Bisedimet janë në fazën preliminare, personi ka shtue se Microsoft asht përqendru në ruejtjen e marrëdhanieve në mes të dy kompanive.

Microsoft dhe Yahoo kanë marrëveshje afatgjate rreth kerkimit dhe reklamimit.

Firmat e kapitalit privat janë interesu në Yahoo, dhe të njajtit ju afruen Microsoft. Microsoft nuk pranoi me komentue.