Microsoft edhe zyrtarisht zotnues i Xamarin

Microsoft muejin e kaluem njoftoi se ata ishin tu’ e përvetësue Xamarin, e cila asht nji platformë për zhvillimin aplikacioneve mobile.

Miguel de Icaza, bashkë-themeluesi i Xamarin publikoi nji tweet në rrjetin social Twitter, ku tha se Xamarin tashma asht zyrtarisht pjesë e Microsoft’it, që nënkupton se procesi i blemjes nga Microsoft tash asht kompletue.

Bashkë me Visual Studio, Xamarin u mundëson zhvilluesve me ndërtue aplikacione mobile tue e përdor C#, në këtë mënyrë ofron përvojë të plotë në tana pajisjet kryesore – tue e përfshi iOS, Android dhe Windows.

Microsoft ka me dhanë ma shumë informacion në lidhje me t’ardhmen e Xamarin me Microsoft në konferencën e ardhshme Build Developer.