Microsoft, ndihmë për kultivimin e marihuanës

Legalizimi i marihuanës asht nji temë shumë e diskutueme në shtetet e Amerikës.

Shtetet njani mbas tjetrit kanë legalizue përdorimin e saj, ndaj dhe kompania Microsoft ka ofrue shërbimet për bashkëpunim.

Në këtë mënyrë ‘’Microsoft’’ bahet kompania e parë që i ofron qeverisë amerikane asistencë, e cila ka me ndihmue ciklin e detajuem të prodhimit të marihuanës së ligjshme, tue fillue që nga mbjellja e farës deri tek shitja për klientët.

New York Times thekson që deri tash vetëm pak banka jepnin kredi për shërbime në këtë fushë, mbasi ende në shumë shtete kjo drogë mbetet e paligjshme.

Me përfshimjen e kësaj kompanie të madhe mendohet që ka me u rritë edhe gadishmenia e vendeve që ende s’e kanë ligjësue marihuanën, për me ba të ligjshme ate.