Microsoft, qe sa kompjutera funksionojnë me Windows 10!

windovs10

Adoptimi i Windows 10 ka viju të jetë i qendrueshëm, tha Microsoft gjatë konferencës Build te mbajtun sot.

Ma shumë se 270 milion kompjutera po funksionojnë me Windows 10 bani të ditun kompania tue thye çdo rekord adoptimi të sistemeve operative të kalueme.

Zyrtarët e kompanisë gjithashtu zbuluen nji detaj interesant se mbi 75 miliard orë janë shpenzu në Windows 10 gjer më sot.

“Windows 10 shënoi nji start të jashzakonshëm,” u shpreh shefi ekzekutiv i Microsft, Satya Nadella.

 
“Asht versioni me rritjen ma të naltë të sistemit operativ si për konsumatorët individualë ashtu edhe për bizniset.”

Sistemi operativ ma i ri i Microsoft shenoi 75 milion instalime katër javët e para të debutimit në Gusht të 2015.

Në Tetor arriti në 110 milionë ndërsa në Kallnor të 2016 shkoi në 200 milion.

Pothuejse katër muej dhe këtyne shifrave janë shtu edhe 70 milion të tjerë.

Microsoft i ka vendos vetvetes nji objekt mjaft ambicioz, ai i instalimit të sistemit operativ në 1 miliard pajisje mbrenda 2018’tës.

Gjithashtu koha për nji perditësim falas në Windows 10 po mbaron.
Afati perfundimtar asht data 26 Korrik.