Mjeti që ju kallxon kur dhe sa ujë me pi!

Edhe nëse pini 8 gota me ujë në ditë, sërish ju nuk e dini nëse jeni i hidratuem aq sa duhet.

Nji produkt i ri i quuejtun LVL, nji aset që mund të vishet, mund të zbulojë në kohë reale sa i hidratuem jeni dhe të ofrojë këshilla se sa ujë iu nevojitet për të qëndrue të shnetshëm.

LVL asht i thjeshtë në përdorim, ndërsa doket si nji aksesor normal dhe mund ta mbani në vend të orës.

“Çdo kush e kupton shumë mirë se sa i randësishëm asht hidratimi”, shprehet Dr. Dustin Freckleton, i cili asht frymëzue për të krijue LVL, mbasi ai ka vuejt disa herë me problemet e hidratimit gjatë periudhës që ka ndjekë shkollën e mjekësisë.

Produkti LVL lidhet edhe me Smartfonin, i cili ka me dërgue nji dridhje të lehtë kur niveli i hidratimit tuej asht i ulët.

1473877613_111 1473877679_5