iPhone 7 vjen me nji boje te re!

Burime të ndryshme kanë konfirmue se iPhone 7 ka me qenë i disponueshëm në nji ngjyrë të re “hini te errët”, shumë e ngjashme me ate të Apple Watch, që mundet me u dokë si ky rendering 3D, i realizuem nga dizajneri Martin Hajek.

Nji iPhone 7 “Space Black”, me antenat e vendosuna në borde, fotokamera ma të medhaja, dy speaker’a dhe pa hymjen jack të kufjeve. Dizajneri ka realizue edhe nji imazh që shfaq se qysh kanë me qenë kufjet EarPods të zeza, me konektor Lightning për me u lidhë në iPhone.