Modeli i ri i Porsche Panamera, kerri që ju len pa mend (foto)

Porsche Panamera i ri ndërthur dy karakteristika të kundërta më shumë se kurrë më parë: një makine të vërtetë sportive dhe komoditetin e një veture luksoze. Kjo është një Gran Turismo që është rimenduar dhe ridizenjuar. Gjenerata e dytë e Panamera po përparon të bëhet një ikonë e performancës së klasës luksoze.

Në këtë transformim, Porsche ka përmirësuar në mënyrë sistematike konceptin Panamera me një makinë me katër dyer që është rizhvilluar dhe ridizenjuar deri në detajin e fundit.